Lidhje

Senatorja Klinton mbyll zyrtarisht fushatën


Hillary Klinton i dha fund fushatës së saj politike dhe shpalli mbështetje të plotë për Barak Obamën në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Duke folur sot para mijëra përkrahësve të saj të zjarrtë, zonja Klinton bëri thirrje për përpjekje të plotë nga Partia Demokrate për zgjedhjen e Barak Obamës.

Mijëra përkrahës të zonjës Klinton ndërhynë disa herë me brohoritje dhe duartrokitje gjatë fjalimit të saj prej 30 minutash sot në Uashington. Disa fishkëllyen kur ajo përmendi për herë të parë emrin e zotit Obama por zonja Klinton bëri thirrje të përsëritura për një mbështetje unanime për të.

Senatori 46 vjeçar nga Illinoi do të bëhet i pari afrikano-amerikan që zgjidhet nga një parti kryesore poltike si kandidat për në Shtëpinë e Bardhë. Me bashkëshortin e saj, ish presidentin Bill Clinton pranë saj, senatorja Klinton tha se të gjithë aktivistët e partisë duhet të mbështesin fuqimisht zotin Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Ndërsa zonja Klinton u tha përkrahësve të saj disa herë, Duhet të zgjedhim Barack Obamën president, disa nga fishkëllimat e dëgjuara më parë u kthyen në thirrje entuziaste. //rd//

XS
SM
MD
LG