Lidhje

Senatorja Klinton largohet nga gara presidenciale


Senatorja Hillari Klinton është tërhequr nga kërkesa e saj për t’u bërë presidentja e parë e Shteteve të Bashkuara. Zonja Klinton i bëri thirrje masës entuziate të mbështetësve të saj ta ndjekin atë për të mbështetur fushatën elektorale për president të senatorit tjetër demokrat, Barak Obama.

“Ju falenderit shumë të gjithëve. Kjo nuk është atmosfera që mendoja, por sigurisht që e pëlqej këtë shoqëri”.

Senatorja Hillari Klinton i dha fund dje kandidaturës së saj për presidente dhe u tha mbështetësve të bashkohen pas senatorit Barak Obama, i cili me rezultat shumë të ngushtë arriti të mund zonjën Klinton për të fituar emërimin e Partisë Demokratike të kandidatit për president.

“Tani, rruga për të vazhduar përpjekjet tona, të arrijmë qëllimet për të cilat qëndrojmë, është të përdorim energjinë tonë, pasionin dhe fuqinë tonë dhe të bëjmë çfarë të mundemi të ndihmojmë Barak Obamën të zgjidhet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara”.

Në më pak se katër ditë kur zonja Klinton ende pohonte se ajo ishte kandidatja më e fortë demokrate për president, ajo deklaroi ndërprerjen e fushatës dhe mbështetjen për zotin Obama.

“Sot, ndërkohë që i jap fund fushatës sime elektorale, unë e uroj atë për fitoren e arritur dhe garën e mrekullueshme që ai ka zhvilluar. Unë e përkrah atë dhe i jap mbështejen time të plotë”.

Senatorja Klinton e përmendi 14 herë emrin e kolegut të saj senator nga shteti i Illinoit ndërsa i drejtohej mbështetësve entuziatë që kishin mbushur ndërtesën e Muzeumit Kombëtar të Uashingtonit.

Pas 54 zgjedhjeve paraprake dhe konferencave partiake dhe 22 debateve, me përfundimin e zgjedhjeve paraprake të së martës në shtetet e Dakotës së Jugut dhe të Montanës, zoti Obama siguroi më shumë se 2100 delegatë të nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë. Duke pranuar humbjen për emërimin, senatorja Klintin tha se ajo së bashku me senatorin Obama dhe njerëzit që votuan për ta kanë bërë histori.

“Kur e filluan, njerëzit kudo që ndodheshin bënin të njëjtën pyetje: ‘A mundet që një grua të shërbejë si Komandante e Përgjithshme ?’ Mendoj se ne iu përgjigjëm kësaj.” Dhe, ‘Mundet që një afrikano-amerikan të bëhet presidenti ynë ?’ Senatori Obama iu përgjigj kësaj”.

Rreth 18 milion vetë votuan për zonjën Klinton në garën e saj historike për presidente. //iç//

XS
SM
MD
LG