Lidhje

Zonja e Parë Laura Bush viziton Afganistanin


Zonja e Parë e Amerikës, Laura Bush, bëri në vizitë të papritur në Afganistan, ku u takua me Presidentin Hamid Karzai dhe me atë rast i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për t’i premtuar ndihma këtij vendi në komferencën e donatorëve që mbahet këtë javë.

Pas takimit me Presidentin Karzai në Kabul, zonja Bush tha se komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta braktisë Afganistanin në këtë kohë kaq kritike.

Ajo njoftoi gjithashtu dy nisma amerikane ndihmash, një grant 40 milionë dollarësh për Universitetin Amerikan të Kabulit për një periudhë 5 vjeçare dhe një tjetër paketë po 40 milionë dollarëshe për Qendrën Kombëtare të Arsimimit.

Zonja Bush shkoi me helikopter nga Kabuli në Bamijan, ku ajo pa dy statuja të lashta budiste të shkatërruara nga talebanët në vitin 2001. Ajo vizitoi gjithashtu trupat amerikane në bazën ajrore të Bagramit në afërsi të Kabulit dhe i falenderoi për përpjekjet e tyre në përmbushjen e misionit. //iç//

XS
SM
MD
LG