Lidhje

Shpirti humanitar i pianistit të njohur Martin Berkovski


Pianisti amerikan i muzikës klasike, Martin Berkovsky, prej një kohe të gjatë u ka lënë mbresa kritikëve të muzikës në mbarë botën, me virtuozitetin e tij. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Irina Robertson, kur ajo u takua kohët e fundit me zotin Berkovsky, ai i kishte dhënë fund intrepretimit me synimin për të arritur famë botërore 25 vjet më parë dhe kishte filluar t’i binte pianos për të ndihmuar njerëzit në nevojë.” Muzika që unë interpretoj është shumë më e famshme se sa unë vetë, jam i privilegjuar të jem në shoqërinë e saj. Ajo ta ngre shpirtin peshë. Para një koncerti, më duhet të lutem me përulësi dhe kështu më duket se fuqia e Zotit hyn brenda meje."

Martin Berkofsky lindi në Washington në viti 1943 nga prindër bjellorusë. Ai filloi të jepte koncerte që në moshën 8-vjeçare. Kur ishte 20 vjeç djali i ri virtuos kishte fituar tashmë famë botërore. "Isha shumë i zënë me punë, duke u përpjekur të ndërtoja karrierën time. Askush nuk shpëtonte dot nga kërkesat e mija të pafund, as dirigjenti, as organizatori i koncertit, dhe as producentët e regjistrisimeve të mija."

Gjithshka mori fund në vitin 1982. Berkovski, që në atë kohë nuk ishte as 40 vjeç, kur pati një aksident me motoçikletë në Islandë, gjatë të cilit dëmtoi shtyllën kurrizore dhe theu krahun e djathtë në 8 vende. Mjekët i thanë se nuk do të mund t’i binte më kurrë pianos. "Për 4 muaj me radhë ndenja i shtrirë në shtrat, kështu që m’u dha rasti të mendoj gjatë. Kur isha në spital, Ditën e Krishtlindjeve të vitit 1982, pata një vizion të mrekullueshëm dhe e dija se një ditë do të shërohesha." Berkovsky u shërua dhe jeta e tij mori një kthesë të re.

"Thashë me vete: Këtu marrin fund, koncertet, regjistrimet dhe të gjtiha aktivitetet e mija; që sot e tutje, me sa të kem mundësi, do të ndihmoj për të bërë gjëra të mira, për ndihma humanitare, për çështjen e paqes, ... që nga ajo kohë, kështu kam vepruar." Berkovski u bë i njohur si “pianisti i koncerteve të bamirësisë”.

Si punë të përditshme për të jetuar, ai jepte mësim piano dhe për mjeshtrit në vende të ndryshme të botës. Pastaj, në vitin 2000, 18 vjet pas aksidentit me motoçikletë, mjekët i thanë se ishte me kancer.

"Natyrisht, që çdo njeri do të mendonte se ky ishte si një dënim me vdekje." Por nuk ishte kështu. Berkovski e mundi sëmundjen në Qendrën e Trajtimit të Kancerit në Tulsa, të Oklahomës. Në vitin 2003, për të shprehur dashurinë e tij për jetën, me rastin e 60 vjetorit të tij, Berkovski përshkroi me vrap distancën prej 1 mijë e 400 kilometrash nga Qendra e Kurimit të Kancerit në Tulsa, për në një qendër simotër në Çikago. Udhëtimi me vrap i mori atij 4 muaj. Gjatë rrugës, pianisti dha koncerte, duke siguruar mbi 80 mijë dollarë, që do t’ja dhuronte më pas kërkimeve për kancerin. Që nga ajo kohë, fondet nga shfaqjet e Berkovskit kanë ndihmuar disa çështje të tejra humanitare.

Tani Berkovski po e përqëndron vëmendjen tek nderimi pas vdekjes, i mikut të tij dhe shpesh bashkëpunëtor i tij, Alan Hovhaness. Ky kompozitor tepër prodhimtar dhe novator armeno-amerikan vdiq në vitin 2000, në moshën 89-vjeçare. Kjo është një muzikë unike, një shkrirje e epokës së vjetër dhe asaj baroke, muzikës së lindjesme atë të perëndimit. Berkovski thotë se ai kishte mendime të ngjashme me Hovhanesin, për burimin dhe fuqinë e muzikës së mrekullueshme.

"Asnjëherë nuk kam dyshuar, se muzika rrjedh nga diçka shumë më e lartë se shpirti njerëzor dhe për këtë diskutoja shumë shpesh me Hovhanesin." Berkovski ishte kontribuesi kryesor në ndërtimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve Alan Hovhaness, në Jerevan, në Armeni. Në këtë qendër do të arkivohen punimet e kompozitorit armeno-amerikan dhe ajo do të jetë një mishërim i idealeve të tij.

"Shpresoj që kjo do të jetë një qendër, ku në koncertet që do të japim, do të vijnë njerëz të kombësive të ndryshme, për të punuar dhe intrepretuar bashkarisht. Berkovski ka promovuar pikërisht këtë vizion. Në vitin 2006, ai mori me vete një student turk, për të interpretuar bashkarisht në Armeni. “Ne duhet t’i bashkojmë njerëzit me muzikën. Do të mund të kemi marrëdhënie të mira në këtë botë, në saje të bukurisë dhe të përkushtimi”, - thotë ai. //IB

XS
SM
MD
LG