Lidhje

Vendet e industrializuara, thirrje për efektshmëri më të lartë të energjisë


Vendet më të industrializuara të botës thanë se do të luftojnë çmimet e larta të karburantit duke rritur efektshmërinë dhe investimet në teknologjitë e reja.

Ministrat e energjisë nga Grupi i Tetëshesh, së bashku me Kinën, Indinë dhe Korenë e Jugut shprehën sot shqetësime serioze për çmimet e karburantit në një deklaratë të përbashkët. Akira Amari, ministri japonez i tregëtisë tha se çmimi i naftës mund ta çojë ekonominë globale në recesion. Të premten, çmimet e naftës së papërpunuar arritën rekordin e 139 dollarëve për fuçi.

Ministrat që janë mbledhur në Aomori të Japonisë, u angazhuan të ndërmarrin 20 projekte për të vënë në provë të ashtuquajturën teknologjia e kontrollit të karbonit. Teknologjia ende në fillimet e saj bën që karboni i çliruar, që fajësohet për ngrohjen globale, të depozitohet nëntokë. Përkrahësit thonë se kjo teknologji do të lejojë vendet të shfrytëzojnë burimet e qymyrgurit pa ndotur atmosferën.//rd//

XS
SM
MD
LG