Lidhje

Senatori amerikan Kenedi del nga spitali


Senatori amerikan Edward Kennedy u largua të hënën nga spitali në Karolinën e Veriut ku para një jave bëri operacion për heqjen e një tumori kanceroz në tru. 76-vjeçari doli nga Qendra Mjekësore e Universitetit Duke.

Ligjvënësi i vjetër i partisë demokrate u diagnostikua me tumor malinj në tru pas një krize konvulsioni muajin e kaluar në shtëpinë e tij në shtetin Massachusetts. Nuk është e qartë se çfarë sasie e tumorit i është hequr atij nga operacioni, por kirurgu i tij Allan Friedman e quajti operacionin të suksesshëm.

Senatori Kennedy pritet të kthehet në Massachusetts për të filluar mjekimin me rrezatim dhe me kimioterapi.

Ekspertët mjekësorë thonë se ky lloj tumori është shumë i rëndë dhe gjysma e njerëzve të diagnostikuar me të vdesin brenda një viti.

XS
SM
MD
LG