Lidhje

SHBA: Senatorët republikanë kundër rritjes së taksave per naftën


Republikanët në Senatin amerikan bllokuan një propozim për të rritur taksat ndaj kompanive të naftës. Mbështetësit demokratë të këtij plani thanë se propozimi synon të rrisë taksat ndaj atyre kompanive të naftës që nuk kanë investuar në burimet alternative të energjisë, t’u japë fund shkurtimeve të taksave për firmat e mëdha të naftës dhe të mos lejojë spekulimet në tregjet e naftës.

Por demokratët nuk arritën të marrin votat e mjaftueshme për të mposhtur rezistencën e republikanëve që projektligji të paraqitej për debat. Ndërkohë, rritja e madhe e çmimit të naftës e ka ngitur defiçitin tregtar amerikan për muajin prill në nivelin më të lartë në më tepër se një vit.

Një raport i qeverisë i publikuar sot, tregon një diferencë prej rreth 61 miliardë dollarësh, mes eksporteve dhe importeve amerikane për muajin prill. Kjo shifër është thuajse 8 për qind më e lartë se ajo e muajit mars. //ad//

XS
SM
MD
LG