Lidhje

Serbia kritikon letrën e zotit Ban Ki Mun


Serbia kritikoi planin e Sekretarit të Pёrgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun për ristrukturimin e misionit të OKB-së në Kosovë që i jep më shumë autoritet Bashkimit Evropian.

Në një letër dërguar zotit Ban sot, presidenti serb Boris Tadiç thoshte se rikonfigurimi duhet të vendoset nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Rusia, anëtare e përhershme e këshillit, dërgoi dje një ankesë të ngjashme, duke e quajtur vendimin të paligjshëm. Ministria e jashtme ruse bëri thirrje për masa disiplinore, duke përfshirë shkarkimin e mundshëm të kreut të misionit të OKB-së në Kosovë.

Zoti Ban u tha sot gazetarëve në Londër, se e kupton që plani nuk do t’i kënaqë të gjitha palët. Megjithatë, tha ai, ky është opsioni më i pranueshëm. Presidenca e BE-së e mirëpriti vendimin, duke thënë se ai do të bëjë të mundur dislokimin pa probleme të misionit evropian në të gjithë Kosovën.//lk

XS
SM
MD
LG