Lidhje

Irlanda e Veriut i thotë "Jo" traktatit të BE-së


Udhëheqësit evropianë bënë thirrje që të vazhdohen përpjekjet për ratifikimin e Traktatit të ri për Bashkimin Evropian, megjithëse votuesit irlandezë e hodhën poshtë atë me referendum.

Kryeministri i Sllovenisë, e cila mban kryesinë e radhës të BE-së, shprehu keqardhje për rezultatin e referendumit irlandez, i cili i tha “Jo” traktatit me 53 përqind të votës. Por kryeministri Janez Jansa premtoi gjithashtu se Bashkimi Europian do të respektojë mesazhin e dhënë nga votuesitg irlandezë.

Ai tha se do të ftojë kryeministrin irlandez Brajën Kouen në një takim të planifikuar qysh më parë, në mënyrë që të gjithë të kërkojnë rrugën për të ecur përpara. Traktati i BE-së ka të bëjë me reformimin e institucioneve të gjera evropiane, thjeshtimin e burokracisë dhe për t’i dhënë më tepër fuqi ekzekutive udhëheqësve të BE-së.//lk

XS
SM
MD
LG