Lidhje

Presidenti Bush kërkon bashkëpunim më të ngushtë nga evropianët


Presidenti Xhorxh Bush u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të punojnë edhe më pranë me Shtetet e Bashkuara për të siguruar që terroristët të mos kenë strehë në Afganistan.

Në një fjalim në Paris në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, zoti Bush u bëri thirrje aleatëve të qëndrojnë pas asaj që ai e quajti “demokraci të re dhe trimëreshë” në përpjekjet e tanishme.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit Amerikë-Evropë në përhapjen e idealeve të demokracisë, lirisë dhe drejtësisë në Lindjen e Mesme, Afganistan, Irak dhe Liban dhe përpjekjet për t'u përballur me kërcënimin bërthamor të Iranit.

Presidenti theksoi gjithashtu rëndësinë e zgjidhjes së problemit të ndryshimeve klimatike të krizës ushqimore dhe terrorizmin. Zoti Bush shkoi në Paris nga Roma pas bisedimeve me udhëheqësit italianë dhe Papa Benediktin. //rd//

XS
SM
MD
LG