Lidhje

Sarkozi bën thirrje për ratifikimit e traktatit të BE-së


Presidenti francez, Nicolas Sarkozi, u bëri thirrje vendeve të BE-së të vazhdojnë ratifikimin e traktatit megjithë kundërshtimin e votuesve irlandezë.

Zoti Sarkozi, vendi i të cilit merr presidencën e radhës së BE-së muajin tjetër, tha se vota irlandeze ka krijuar vështirësi shtesë në procesin e reformës së bashkimit, por theksoi se kjo gjendje nuk duhet të kthehet në krizë. Këto komente ai i bëri gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin Bush në Paris.

Zoti Sarkozi bëri thirrje për një përqasje tjetër në ndërtimin e Evropës dhe radhiti përpjekjet për tu përballur me imigracionin dhe çmimet e karburantit si me përparësi të lartë.

53 përqind e votuesve iralandezë i thanë jo traktatit që kërkon të reformojë institucionet në mbarë Evropën.

Të 27 vendet e bllokut duhet ta mirajojntë traktatin në mënyrë që ai të hyjë në fuqi. Irlanda është i vetmi vend që i kërkohet ta shtrojë çështjen në referendum. (ze)

XS
SM
MD
LG