Lidhje

Mbretëresha Elisabet feston 82 vjetorin


Mbretëresha Elizabetë e Anglisë festoi sot zyrtarisht ditëlindjen, në një ceremoni mbretërore në Pallatin Bakingam.

Mijëra dashamirës të saj ishin mbledhur për të ndjekur ceremonitë, kur Mbretëresha inspektoi trupat e veshur me uniformat tradicionale në ngjyrë të kuqe.

Mbretëresha dhe i shoqi, Princi Filip, mbërritën për festimet në një karrocë me kuaj, të pasuar nga pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore, përfshirë trashëgimtarin e fronit, Princin Çarls, dhe nipat e saj, Princin William dhe Princin Harry, të gjithë në karroca ose hipur në kuaj.

Familja mbretërore u kthye më pas në Pallatin Bakingam për të ndjekur fluturimet e avionëve të Forcës Ajrore Mbretërore.

Megjithëse Mbretëresha mbushi 82-vjeç më 21 prill, ajo i përmbahet traditës për ta festuar zyrtarisht ditëlindjen në qershor, kur zakonisht moti në Londër është i mirë dhe lejon ceremoni të tilla nën qiell të hapur.

XS
SM
MD
LG