Lidhje

Hamid Karzai kërcënon të dërgojë trupa në Pakistan


Presidenti afgan Hamid Karzai kërcënoi të dërgojë trupa në Pakistanin fqinj, duke thënë se vendi i tij ka të drejtën për tu vetëmbrojtur.

Ai tha sot në një konferencë shtypi se Afganistani ka të drejtë të shkatërrojë strehimet e terroristëve përtej kufirit pasi militantët vijnë nga Pakistani për të vrarë trupat afgane dhe të koalicionit.

Udhëheqësi afgan tha se udhëheqësi taleban me bazë në Pakistan, Baitullah Mehsud duhet ta dijë, sipas u shpreh ai, se do ta ndjekim dhe godasim në shtëpinë e tij. Zoti Karzai bëri një paralajmërim të ngjashëm për udhëheqësin taleban Mullah Omar.

Në Pakistan kryeministri Yousuf Raza Gilani tha se vendi i tij nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në punët e brendshme.

XS
SM
MD
LG