Lidhje

Mario në Muzikën e së Djelës


Ylli i muzikës R&B Mario ka hedhur në treg një album të ri të titulluar “GO”. Në vitin 2004 kënga e tij “Let me love you” u rendit në krye të klasifikimeve. Ai ka marrë pjesë dhe nëpër filma, si dhe ka punuar me artistë të tjerë mjaft të njohur si Alicia Kayes, Akon Neyou etj. Së fundmi ai u paraqit edhe si konkurrues në spektaklin televiziv “Dancing with the Stars”.


Ndonëse vetëm 21 vjeç, Mario është kthyer në figurë frymëzuese për të rinjtë dhe ka nisur edhe fondacionin e tij.

“Fondacioni është i rëndësishëm për mua. Ai quhet “Mario Do Right Fondation” dhe sapo ka nisur. Është krejtësisht botë tjetër kur vjen në fondacion, dhe është e mrekullueshme. Unë kam shumë ide të mëdha, si dhe do të krijoj mundësi të ndryshme për të ndihmuar fëmijët të cilët kanë përjetuar gjëra të njëjta me mua. Mendoj se për fondacinin tim është e rëndësishme që të rritet sikurse u rrita dhe unë”.

I rritur në Baltimorë, Mario është përballur me situata negative. Tani, ai u thotë më të rinjve se nuk është kurrë vonë që të realizosh ëndrrën tënde.

“Unë kam qenë i rrethuar nga ambjente gangsterësh dhe droge. Kur shkoja në shkollë, në Baltimorë, ndjehesha si një njeri që po kalon një fazë tranzicioni. Është e rëndësishme për të rinjtë që po kalojnë gjëra të ngjashme me mua që të kuptojnë se nuk ka rëndësi se nga vjen, nuk ka rëndësi se çfarë ke kaluar, nuk kanë rëndësi pengesat, duhet patjetër t’ja dalësh. Ju ende mund të realizoni ëndrrën tuaj”.

Mario nuk ishte i vetmi në familjen e tij që u përball me vështirësi . Dhe nëna e tij ka kaluar gjëra të tilla.

“Mjaft njerëz nuk e dinë se unë jam përballur me situata të tilla jo vetëm si artist, por dhe si fëmijë, si dhe gjatë viteve të mëtejshme. Ndonëse nëna ime ishte ajo që më ndihmoi të nisja karrierën time, ajo kaloi momente të vështira me drogën. Si i rritur, tashmë unë e shoh ndryshe problemin. Nuk dua t’a humbas nënën dhe ta ndihmoj atë dhe të jem mbështetje për të, vlen më shumë se çdo gjë për mua”.

Ndërsa suksesi i Marios rritet, shtohen dhe adhuruesit e tij jashtë Amerikës.

“Jam shumë i kënaqur sepse është si bekim, kur ti shkon jashtë Amerikës dhe sheh se sa adhurues ke, se sa mundësi apo prespektiva ka që ti nuk i ke dëgjuar ndonjëherë, apo që nuk ke mundsi t’i përjetosh pasi jeta jote është në një tjetër vend”.

Ndonëse në moshë të re, me një album i cili ka shitur më tepër se 1milion kopje në SHBA, me CD e tij të dytë ”Go” që sapo ka dalë në treg, Mario thotë se ai është gati të punojë për një tjetër album dhe nuk ka ndërmend ta ngadalësojë hapin.

XS
SM
MD
LG