Lidhje

Gjykata hollandeze fillon procesin për masakrën e Srebrenicës


Një gjykatë hollandeze në Hagë hapi procesin për një aktpadi të myslimanëve të Bosnjës që humbën familjarët e tyre në masakrën e Srebrenicës të vitit 1995. Sipas aktpadisë, trupat hollandeze pranë qytetit nuk arritën të parandalojnë masakrën ku u vranë mbi 8 mijë burra dhe djem.

Avokatët e familjeve të viktimave i thanë gjykatës në Hagë të hënën, se ushtarët hollandezë i lejuan serbët e Bosnjës që të hynin në Srebrenicë pa hasur rezistencë dhe të vrisnin viktimat.

Hollanda ka thënë se trupat e saj ishin braktisur nga komanda e Kombeve të Bashkuara që refuzoi t’u jepte mbështetje nga ajri, gjë që mund të kishte parandaluar masakrën.

Forcat hollandeze të armatosura lehtë ia dorëzuan enklavën forcave serbe në korrik 1995. Serbët i çuan viktimat e tyre në zonat aty pranë dhe i ekzekutuan. Masakra e Srebrenicës është quajtur mizoria më e rëndë masive në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore. //bsa//


XS
SM
MD
LG