Lidhje

Pentagoni mohon njoftimet se forcat talebane kanë marrë nën kontroll disa fshatra në Afganistanin jugor


Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se njoftimet se forcat talebane kanë marrë nën kontroll disa fshatra në Afganistanin jugor nuk janë të vërteta.

Pentagoni njoftoi se një patrullë amerikane në provincën Argandab të Kandaharit nuk ndeshi djenë luftëtarë talebanë. Një zëdhënës i Pentagonit tha se forcat talebane do të mposhten nëse përpiqen të marrin nën kontroll Kandaharin.

Lajmet bënin të ditur se qindra militantë talebanë kanë marrë nën kontroll 8 fshatra rreth 15 kilometra larg qytetit të Kandaharit, ku luftëtarët talebanë liruan rreth 400 shokë të tyre nga një burg të premten e kaluar.

Një zëdhënës taleban u citua të ketë thënë se forcat e tij do të sulmojnë objektiva të caktuara në qytetin e Kandaharit.

Po sipas lajmeve, mijëra njerëz po largoheshin nga shtëpitë e tyre në Afganistanin jugor, ndërkohë që trupat afgane dhe ato të NATO-s përgatiten të konfrontojnë luftëtarët Talibanë në atë rajon.

Dëshmitarët thanë se luftëtarët talebanë po vendosnin mina tokësore dhe po hidhnin në erë ura në distriktin e Arghandabit të provincës Kandahar.

Distrikti i Arghandabit shtrihet në veri të qytetit të Kandaharit, një pikë strategjike që Talebanët duan ta vënë nën kontroll.

XS
SM
MD
LG