Lidhje

G-8 premton më shumë ndihma për Afrikën


Personalitete të njohura të botës së artit dhe muzikës po u bëjnë thirrje vendeve të pasura që të mbajnë premtimin për t'i dhënë Afrikës miliarda dollarë në ndihma.

Yjet e muzikës rok, Bob Geldof dhe BONO i grupit U2, së bashku me personalitete të tjera shprehën sot në Paris pakënaqësinë, që vendet e grupit të tetëshes kanë dhënë vetëm një pjesë të vogël të ndihmave që kishin premtuar. Tetëshja kishte premtuar 22 miliardë shtesë për programe të ndihmave në Afrikë deri në vitin 2010.


Bob Geldof theksoi se deri tani, janë dhënë vetëm 14 përqind e ndihmave të premtuara.
Veprimtarët citojnë një raport, i cili tregon se ndihmat sado të vogla, kanë luajtur një rol të madh në Afrikë, duke dhënë si shembull numrin e banorëve të Afrikës që marrin ilaçe kundër virusit HIV. Numri i atyre që merrnin këto ilaçe para 5 vjetësh ishte 50 mijë, kurse tani është më tepër se dy milionë.//lk

XS
SM
MD
LG