Lidhje

SHBA: Misisipi kërcënon pjesë të tjera të rajonit qendror


Lumi i fryrë i Misisipit doli nga shtrati duke kapërcyer digat në qytetet e Majerit dhe Golfportit të shtetit Ilinoi dhe kërcënon pjesë të tjera të rajonit qendror të Shteteve të Bashkuara.

Qytete të tjera në pjesën qendrore që ndodhen pranë lumejve janë në rrezik nga ujërat që përmbytën dy qytetet në shtetin Ajova dhe tani po rrjedhin drejt jugut. Korpusi i Xhenjos të Ushtrisë Amerikane ka paralajmëruar se Lumi i Misisipit mund të dalë jashtë në më tepër se 20 diga nëse nuk vihen thasë të mjaftueshëm me rërë për t’i përforcuar ato.

Banorët po punojnë me Gardën Kombëtare në përpjekje për të forcuar digat në shtetet Ilinoi dhe Misuri.

Ndërkohë, Ajova ka filluar përpjekjet e pastrimit nga përmbytjet që shkatërruan shtëpi, të korra dhe mbuluan autostrada dhe ura. //ii

XS
SM
MD
LG