Lidhje

Bush, Stanishev diskutojnë për Kosovën


Presidenti amerikan George Bush dhe Kryeministri i Bullgarisë, Sergei Stanishev, u takuan dje në Shtëpinë e Bardhë për bisedime mbi energjinë bërthamore, Irakun dhe Kosovën.

Presidenti Bush falenderoi Kryeministrin Stanishev për rolin e Bullgarisë në Ballkanin Perëndimor.

"Ju keni qënë një forcë kostruktive për stabilitetin dhe një forcë konstruktive për shpresën. Ju keni paraqitur një të ardhme plot shpresa si për popullin e Kosovës ashtu edhe të Serbisë, dhe unë ju falenderoj për këtë. Është me shumë rëndësi që të ushtrohet udhëheqje në rajon dhe ju e keni demostruar këtë".

Kosova shpalli në mënyrë të njëanëshme pavarësinë nga Serbia në muajin shkurt dhe u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian.

Por Serbia dhe Rusia janë të vendosura ta ndalojnë këtë vend të banuar kryesisht nga shqiptarët që të ketë vendin e vet në Kombet e Bashkuara.

Kosova është administruar nga Kombet e Bashkuara dhe është mbrojtur nga paqeruajtësit e NATO-s që nga qershori i vitit 1999 pas fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe.

Kryeministri i Bullgarisë, Sergei Stanishev tha se kanë mbetur ende plagë për t'u shëruar pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, por shprehu besimin se komuniteti ndërkombëtar është i vendosur ta realizojë këtë me sukses.

"Ne e shikojnë rolin tonë në rajon si një vend që shërben si urë lidhjeje dhe që garanton stabilitetin për Ballkanin Perëndimor dhe për rajonin e Ditit të Zi në përgjithësi. Kjo është shumë e rëndësishme sepse pa stabilitet në Ballkan, pa një perspktivë të qartë të këtij rajoni në Evropë dhe në NATO, nuk mund të bëjmë fjalë për begati dhe demokraci të mirëfilltë në rajon".

Presidenti Bush dhe Kryeministri i Bullgarisë, Sergei Stanishev, diskutuan gjithashtu për luftërat në Afghanistan dhe Irak, vizat amerikane për shtetasit bullgarë dhe për të ardhmen e energjisë bërthamore në Shtetet e Bashkuara dhe në Bullgari.

XS
SM
MD
LG