Lidhje

Presidenti Bush, vizitë në Ajova pas përmbytjeve të lumit Misisipi


Presidenti amerikan Xhorxh Bush po shkon të vizitojë shtetin e Ajovës, për të parë nga afër dëmtimet e shkaktuara nga vërshimi javën e kaluar i lumit Misisipi.

Vërshimet e mëdha shkatërruan me dhjetra diga, duke përmbytur qytete të vogla të shtetit të Ajovës, por edhe të shteteve fqinjë, Illinoi dhe Mizuri.

Vërshimet kanë shkatërruar gjithashtu mijëra hektarë tokë bujqësore, të mbjella me misër dhe grurë, një humbje që ekspertët druhen se do të shkaktojë një rritje të mëtjeshme të çmimit të ushqimeve.

Banorët e këtyre zonave u janë bashkuar ekipeve të Gardës Kombëtare, në përpjekjet e dëshpëruara për të mos lejuar shpërthimin e digave të tjera. Në këto kushte, janë shtuar shqetëzimet për ndotjen e mjedisit, për shkak se ujërat e lumit Misisipi ishin të ndotura me kimikate nga derdhjet e mbeturinave nga fabrikat dhe uzinat. //bsa//

XS
SM
MD
LG