Lidhje

Dita Botërore e Refugjatëve


Vendet në mbarë botën shënojnë sot Ditën Botërore të Refugjatëve.

Komisioni Amerikan i Refugjatëve dhe Imigrantëve tha dje se aktualisht ka më shumë se 14 milione refugjatë në të gjithë botën, shumë prej të cilëve keqtrajtohen dhe u mungon ndihma në dhjetra vende.

Në raport thuhet se rreth dy milione njerëz janë larguar nga Iraku që nga ndërhyrja nën drejtimin e Shteteve te Bashkuara në vitin 2003. Sipas këtij raporti, refugjatët irakianë janë vendosur në Jordani dhe Siri, por nuk lejohen të punojnë ligjërisht.

Në Shtëpinë e Bardhë, Zonja e Parë Laura Bush tha se Shtetet e Bashkuara janë në dijeni të faktit se ndaj shumë familjeve në Irak dhe në Afganistan ushtrohet ende terror në vendet e tyre.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara japin më shumë se 1,2 miliardë dollarë në vit në ndihmë të refugjatëve, por shtoi se bota duhet të bëjë më shumë për ta. (ze)

XS
SM
MD
LG