Lidhje

Mbi 400 nëpunës procedohen në lidhje me skemat e huave


Prokurorët amerikanë kanë njoftuar për një goditje në shkallë të gjerë për shkak të mashtrimeve në dhënën e huave për blerjen e shtëpive, që kanë sjellë një humbje prej rreth një miliardë dollarësh në të gjithë vendin. Korrespondenti ynë, Brian Wagner na informon se këto skema i kanë vështirësuar edhe më tej problemet e tregut të shtëpive dhe bankave.

Zyrtarët e qeverisë federale amerikane thonë se mbi 400 njerëz ndodhen përballë akuzave lidhur me skemat e huave, mes tyre 60 vetë që u arrestuan dje gjatë një operacioni të agjentëve federalë në disa qytete kryesore. Shumë nga të akuzuarit ishin të punësuar në industrinë e pasurime të palujtshme, ai nëpunës të huave, vlerësues të çmimeve të shtëpive ose agjentë të titullit ekzekutiv, dhe disa prej tyre punon në bankat huadhënëse. Zyrtarët thonë se këta individë abuzuan pozitën e tyre, duke citur vlera më të larta për shtëpitë ose duke dhënë informacion të remë për blerësin ose banesën për t'i miratuar atij huanë.

Zyrtarët thonë se vetëm në Miami, që nga muaji shtator janë ngritur akuza për 102 nëpunës. Prokurori që mbulon pjesën jugore të Floridës, Alex Acosta, thotë se në disa nga skemat janë implikuar njerëz me indentite të vjedhura, të cilët, në këtë mënyrë arritën të siguronin hua për blerjen e një shtëpie prej 100 mijë dollarësh.

"Pastaj ata ktheheshin dhe ia shisnin shtëpinë një personi të dytë, që po ashtu kishte identitet të vjedhur, për 200 mijë dollarë, i cili nga ana e tij ia shiste një të treti, po me identitet të vjedhur, për 300 mijë dollarë. Në thelb, çmimet ngriheshin kështu artificialisht vit pas viti, kështu që ata siguronin një shumë parash prej 300 mijë dollarë, nëpërmjet një shtëpie për të cilën kishin paguar vetëm 100 mijë".

Zyrtrët thonë se personat e akuzuar gjatë këtij operacioni u përkasin organizatave kriminale që shfryqëzonin skemat për të pastruar paratë e nxjerra nga aktivitete ilegale.

Ndihmës agjenti special i FBI-së, Tim Delaney, thotë se në shumicën e rasteve ishin të implikuar disa njerëz të lidhur me industritë e pasurive të palujtshme dhe ato bankare, me qëllimin e vetëm për të fituar para.

"Këto janë skema për të cilat FBI-ja është e interesuar t'i zbërthejë, sepse ato sjellin ngritjen artificiale të çmimeve, kur tregu nuk e justifikon një gjë të tillë. Në shumë nga rastet që dimë ne, askush nuk ka jetuar në ato shtëpi".

Zyrtarët thonë se skemat mashtruese i kanë sjellë dëme Miami-t dhe komuniteteve të tjera, sepse ato krijojnë kushtet për çmime të larta të shtëpive që shpesh herë blerësit nuk janë në gjendje t'i ripaguajnë dhe rjedhimisht i humbasin ato. Zyrtarët e FBI-së thonë gjithashtu se pritet të bëhen arrestime të tjera, ndërkohë që vazhdon operacioni për zbulimin e huave fallso.

Në një zhvillim tjetër, autoritetet e New York-ut arrestuan dy ish menaxherë të bankës së investimeve, Bear Stearns, sepse kishin fshehur problemet lidhur me tregjet sekondare të vetë kësaj banke. Të dy këta individë akuzohen për mashtrime në trajtimin e fondeve rezervë që shteruan vitin e fundit, disa muaj para se firma të deklaronte se kishte humbur miliarda dollarë nga paratë e investitorëve. Problemet e kësaj banke u bënë ishin shkëndija e krizës së huave në tregjet sekondare.

XS
SM
MD
LG