Lidhje

Serbia ekstradon në Hagë një të dyshuar për krime lufte


Qeveria serbe ekstradoi në Hagë të dyshuarin për krime lufte në Bosnje, ish shefin e policisë, Stojan Zhupjanin.

Ai mbërriti sot në Hagë, pasi u shpëtoi autoriteteve për gati 10 vjet. Policia serbe e arrestoi javën e kaluar pranë Beogradit. Akuza kundër tij u ngrit në vitin 1999 për krime, përfshirë vrasje, torturë, persekutim dhe deportim, kundër kroatëve dhe myslimanëve në Bosnje Hercegovinë.

Stojan Zhupjanin ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Radovan Karaxhiqit, dhe një prej 4 të dyshuarve kryesorë për krime lufte, që u kanë shpëtuar autoriteteve që nga lufta. Gjykata e Hagës po kërkon gjithashtu arrestimin e Ratko Mladiçit dhe ish udhëheqësit të serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiç.

XS
SM
MD
LG