Lidhje

Presidenti francez dënon sulmin mbi një të ri hebre


Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy dënoi ashpër një sulm kundër një adoloshenti hebre në Paris dhe shprehu vendosmërinë për të luftuar të gjitha format e racizmit dhe anti-semitizmit.

Zoti Sarkozy i bëri këto komente sot para nisjes për në Izrael, udhëtim ky të cilin e kishte planifikuar më parë.

Policia në Paris pohon se ka arrestuar 5 të rinj pas incidentit të djeshëm. Një turmë të rinjsh sulmuan dhe rrahën 17 vjeçarin i cili kishte venë mbi kokë një kapele tradicionale hebraike.

Unioni i studentëve francez me origjinë hebraike tha se sulmi ishte anti-semitizëm.

I ati i viktimës, i tha një radioje franceze se në këtë sulm kanë marrë pjesë 15 veta. Adoloshenti po trajtohen në një spital dhe është në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Ministri i Brënshem fracez, Michell Alliot-Marie ka urdhërua që rreth këtij incidenti të bëhen hetime. //rd//


XS
SM
MD
LG