Lidhje

Sarkozi në Izrael: Një Iran bërthamor është i papranueshëm


Presidenti francez Nicolas Sarkozy tha se një Iran me armë bërthamore është i papranueshëm dhe se Franca do ta mbrojë gjithmonë Izraelin nga ata që kërkojnë shkatërrimin e tij.

Zoti Sarkozy e bëri deklaratën sot në një fjalim që mbajti në parlamentin izraelit ku tha se Izraeli nuk është i vetëm në shqetësimet rreth programit bërthamor të Iranit. Presidenti francez i bëri gjithashtu thirrje Izraelit t'i japë fund veprimtarive për ndërtimin e vendbanimeve në Jeruzalemin lindor dhe në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku palestinezët synojnë të ngrenë shtetin e tyre të ardhshëm. Zoti Sarkozy tha se nuk mund të ketë paqe pa njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet, si të Izraelit ashtu edhe të një shteti palestinez.

Zoti Sarkozy është presidenti i parë francez që viziton Izraelin në 12 vjet. Ai e shpalli veten mbështetës të Izraelit pasi u zgjodh president vitin e kaluar duke u shkëputur nga qendrimi i paraardhësve të tij, të cilët shiheshin nga Izraeli si të lidhur më ngushtë me shtetet arabe.//rd//

XS
SM
MD
LG