Lidhje

Prokurorët boshnjakë hetojnë një ish-kryeministër


Prokurorët në Bosnje thonë se po hetojnë lidhur me një ish-kryeministër, mbi transferimin e 4 boshnjakëve në qendrën Guantanamo të Kubës.

Çështja ka të bëjë me vendimin e ish-kryeministrit Lagimxija, për dorëzimin e 4 burrave autoriteteve amerikane në vitin 2002, megjithëse ata nuk kishin dalë fajtorë ndaj akuzave lidhur me planifikimin e sulmeve kundër ambasadave amerikane dhe britanike në Sarajevë.

Edhe vendime të tjera gjykate, thonin se transferimi i të burgosurve nuk ishte vendimi i duhur, por ata ende mbeten në qendrën amerikane të ndalimit.

Hetuesit thanë se vendimi për autorizimin e transferimit të tyre duket se ishte bazuar tek origjina algjeriane e burrave.

XS
SM
MD
LG