Kërkimi
vazhdon për prova të përbërësve organikë në planetin Mars. Sipas shkencëtarëve
në Agjensinë Amerikane të Hapsirës, sonda e Nasës Feniks, ka konfirmuar praninë
e ujit të ngrirë pranë sipërfaqes së planetit. Ata presin dhe më tepër zbulime
në këtë fushë, ndërsa
krahu robotik i sondës së hapësirës po siguron kampione të tjera nga sipërfaqja
e planetit.
Këto pamje, të marra në 15 qershor, tregojnë disa kube të
vegjël të bardhë, në qoshen e pamjes. Katër ditë më vonë, ato nuk ishin më.
Shkencëtarët mendojnë se akulli avulloi pasi u ekspozua në ajrin marsian.
“ Ne e gjetëm provën që donim të gjenim për të treguar se
ky material i shndritshëm, është akull i krijuar nga uji , dhe jo ndonjë
substanë tjetër”.
Roger Launius është një historian i hapsirës në Muzeun
Kombëtar të Hapsirës në Washington DC.
“Është jashtëzakonisht domethënëse, sepse uji, kryesisht
në trajtë të lëngshme, por uji në përgjithësi është elementi bazë që në lidhje me karbonin, krijon jetën. Kështu që,
uji i pranishëm atje dhe ndoshta i pranishëm në sasi të mëdha, mund të
nënkuptojë se ka pasur zhvillim jete në Mars”.
Shkencëtarët shpresojnë që të marrin dheun dhe akullin në
kuti laboratorike në sondë, për analiza. Kështu mund të përmirësohet dhe më tej
informacioni për historinë klimaterike të planetit të kuq dhe provat e mundshme
për ekzistencën e elementëve organikë.
Chris McKAy është shkencëtar i Nasas:
“Nëse do të mundeshim të tregonim fillimin e jetës dy
herë në të njëjtin sistem diellor, atëherë kjo mund të na tregojë ne, në mënyrë
përfundimtare se jeta është një gjë e zakonshme në univers”.
Sonda Feniks mbërriti në Mars në 25 Maj.
Grupi i shkencëtarëve pret që të mësojë më
tepër për tokën dhe akullin e Marsit
në muajt e ardhshëm. /mm/