Lidhje

Rusia shpreh shqetësimin për ristrukturimin e UNMIK-ut


Rusia shprehu shqetësim të thellë rreth njoftimit të shefit të UNMIK-ut në Kosovë për të ristrukturuar misionin e OKB-së. Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme e Rusisë theksonte të premten se veprime të tilla çojnë në uzurpimin e kompetencave të Këshillit të Sigurimit dhe nuk duhet të zbatohen pa autorizimin e këtij institucioni. Reagimi i Rusisë erdhi pas njoftimit të djeshëm të shefit të UNMIK-ut Lamberto Xanier për ndryshimin e rolit të UNMIK-ut në Kosovë për t'iu përshtatur gjendjes së re të krijuar në terren.

XS
SM
MD
LG