Lidhje

Muzika e së djelës


90 vjetori i lindjes së simbolit të paqes kudo në botë, Nelson Mandelës, është festuar me një ndër koncertet më madhështore të këtij viti. Londra ka pritur mjaft të ftuar, politikanë, artistë dhe njerëz të njohur në shërbimin publik, të cilët kanë marrë pjesë në koncertin ku kanë kënduar grupe dhe këngëtarët më të famshëm të muzikës moderne. Ndërkohë grupi britanik Duran Duran, do t'i rikthehet koncerteve të medha, me paraqitjen që do të mbajnë përpara publikut francez në 2 korrik.

Queeen, Simple Mind, Amy Winehose dhe një numër yjesh afrikanë u mblodhën në koncertin e Londrës për të festuar datëlindjen e Nelson Mandelës.

Lufta kundër Sidës, një prej aspekteve të jetës sociale të Nelson Mandelës që prej daljes së tij nga burgu, ishte dhe motoja e këtij koncerti. Emra të tjerë të mëdhenj të artit dhe muzikës bashkëkohore si Annie Lenox, Josh Groban dhe Kori i muzikës Gospel, Eddy Grant etj, morën pjesë në këtë eveniment. Disa prej pjesëmarrësve në këtë koncert morën pjesë edhe në koncertin para 20 vjetësh me rastin e 70 vjetorit të datëlidnjes së zotit Mandela, që u mbajt po në Londër. Ky koncert ndihmoi përpjekjet në kuadër të thirrjeve për lirimin nga burgu të zotit Mandela nga autoritetet e Aparteidit. Organizatiorët shpresojnë që numri i dhurimeve gjatë koncertit të arrinte shifrën e 46,664 njerëzve; një numër jo i rastësishëm ky, pasi Mandela ka mbajtur në burg rrobën e burgut me numër 46664. Përpara këtij koncerti, Mandela darkoi të mërkurën në mbrëmje me emra të njohur të jetës politike e publike mes të cilëve kryeministri britanik Gordon Brown, ish presidenti amerikan Bill Klinton, aktori Robert De Niro, figura e mirënjohur televizive, Opra Uinfri.

Koncerti i dy korrikut në Paris, do të rikthejë sërish grupin legjendar Duran Duran. Kësaj rradhe ata do të jenë përpara adhuruesve me këngët e tyre më të mira të përpunuara nga një prej emrave më të njohur të biznesit muzikor për momentin. Mark Ronson, producenti i Amy Winehouse dhe Lily Allen, kësaj rradhe do të bashkëpunoj me Duran-Duran. Gjatë këtij koncerti solisti i grupit Simone lee Bon, do të këndojë me grupin e Mark Ronson. Simon Lee Bon thotë se ai e pëlqen mjaft punën e Ronson, kryesisht me Amy Winehaouse. Grupi i mirënjohur i besoi atij ripunimin e disa prej këngëve të njohura të tyre në vite. Romson nga ana e tij thotë se të punosh me Duran Duran, për të ishte një ëndërr. Dikur kam qenë dashamirës i tyre, madje dhe stili im i flokëve ishte si i atyre- thotë producenti i mirënjohur i muzikës.

XS
SM
MD
LG