Lidhje

Maqedoni: 9 të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes shqiptarëve


Në Maqedoni, 9 persona u plagosën mbrëmë vonë nga një shkëmbim zjarri mes përkrahësve të partive politike rivale shqiptare. Autoritetet thonë se personat e armatosur në makina qëlluan ndaj një grupi njerëzish pranë një restoranti në fshatin Radushë, duke plagosur disa prej tyre. Personat të cilët u qëlluan, u kundërpërgjigjën duke plagosur njërin prej sulmuesve. Disa nga të plagosurit më pas u dërguan në spital në Shkup. Shqiptarët në Maqedoni, të cilët përbëjnë deri në 25 përqind të popullsisë, e ndajnë mbështetjen e tyre mes dy pasrtive politike rivale, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Dhuna mes dy grupeve shoqëroi muajin e kaluar zgjedhjet parlamentare, duke shkaktuar përsëritjen e votimeve në disa zona. Zyrtarët thanë se njëri nga të plagosurit është i biri i deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim Rafiz Aliti.

XS
SM
MD
LG