Lidhje

Festohet hapja e ambasadës amerikane në Berlin


Qindra personalitete morën pjesë në një ceremoni të organizuar me rastin e hapjes së ambasadës amerikane në Berlin, zhvilluar dje për të përkuar me festimet për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Hapja e ambasadës së re shuan një tjetër gjurmë të lënë pas nga ndarja e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia madhështore u hap nën tingujt e bandës së xhazit të Forcave Ajrore amerikane dhe me një video që u shfaq para Portës Branderburg, një simbol i ndarjes së Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ambasada u rindërtua në sheshin Pariser Platz, para kësaj porte. Pamjet e transmetuara tregonin Presidentin aktual amerikan Xhorxh Bush në takime me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në ceremoninë e hapjes së ambasadës morën pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Herbert Bush, i cili ishte presidenti amerikan në kohën kur u rrëzua muri i Berlinit. Ai ishte partizan i ribashkimit të Gjermanisë.

Me këtë ceremoni, ambasada amerikane kthehet zyrtarisht në vendin që kishte përfaqësia e Shteteve të Bashkuara në Gjermani, para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Ndërtesa ku ndodhej ambasada amerikane para fillimit të luftës, u dëmtua rëndë gjatë luftimeve, dhe më pas u sheshua nga regjimi komunist i Gjermanisë Lindore. Për tre dekada, ky terren ishte brenda zonës së fortifikuar rëndë pranë Murit të Berlinit. Ndërtesa e re mori afro 4 vjet për t'u përfunduar dhe kushtoi 143 milionë dollarë.//IB

XS
SM
MD
LG