Lidhje

Rritet papunësia në SHBA


Departamenti i Punës thotë se ekonomia amerikane ka humbur 62 mijë vende pune në muajin qershor. Megjithëse niveli i papunësisë në vend ka mbetur i qëndrueshëm, raporti që u publikua para pak ditësh përfaqëson muajin e 6-të radhazi me humbje të vendeve të punës, rreth një milionë më pak gjatë gjysmës së parë të vitit 2008.

Mijëra amerikanë të tjerë i janë bashkuar radhëve të të papunëve. Deprtamenti i Punës thotë se ekonomia amerikane humbi më tepër vende pune se sa krijoi gjatë muajit qershor. Shkurtimet më të mëdha janë në sektorët e ndërtimit dhe të prodhimit. Gjendja rëndohet më tej nga çmimi i lartë të naftës, që te enjten shënoi rekordin e 146 dollarëve për fuçi.

Sekretari i Thesarit Henri Paulson shprehu shqetësimin e tij: "Çmimi i naftës në këtë nivel përbën një rrezik të madh dhe kjo mund ta zgjasë ngadalësimin ekonomik të vendit."

Në Kaliforni, ku papunësia është më e latra në vend, ngadalësimi i ekonomisë mund të shihet në radhët e gjata te zyrat e punës. Njerëzve u duhet të presin me ditë për të folur me zyrtarët e punës.

Disa të papunë nuk mund as të mbushin makinën me benzinë që të shkosh të kërkosh punë.
"Mbetem me ditë të tëra pa benzinë. Si mund të kërkoj punë kur nuk kam benzinë? Jam gati të bëj çdo lloj pune, të mbaj pesha dhe të hap kanale, vetëm të fitoj ca para", thotë ky burrë.


Megjithë shkurtimet, qeveria thotë se niveli i papunësisë në vend ka mbetur i qëndrueshëm, 5,5 për qind. Ekonomistët e shpjegojnë këtë me faktin se njerëzit hiqen nga sistemi kur mbarojnë përfitimet e shtetit për të papunët. Sekretari Paulson pranon se kohët janë të vështira: "Kjo gjendje nuk është e pranueshme për popullin amerikan, prandaj përqëndrohemi te e ardhmja dhe ne po përpiqemi t'i zgjidhim problemet. Megjithatë, bazat ekonomike të vendit janë të forta në vështrimin afatgjatë."

Megjithë optimizmin, raporti i Departamentit të Punës për qershorin është në kontarst të thellë me atë të vitit të kaluar, kur kompanitë amerikane krijonin rreth 90 mijë vende pune shtesë në muaj.//IB


XS
SM
MD
LG