Presidenti rus Dmitri Medvedev paralajmëroi Gjeorgjinë të mos acarojë tensionet në rajonet e saj separatiste, Abkhazi dhe Osetinë Jugore.
Zoti Medvedev u takua me homologun e tij gjeorgjian Mikhail Saakashvili sot gjatë një ceremonie zyrtare në kryeqytetin Astana të Abkhazisë. Ai tha se tensionet në Kaukaz janë të palejueshme.
Më parë, udhëheqësi separatist i Abkhazisë, Sergei Bagapsh, u tha gazetarëve se është informuar për një plan nga Gjeorgjia për të sulmuar rajonin në prill ose maj por misioni dështoi.
Ministri rus i mbrojtjes paralajmëroi në një deklaratë se një luftë e re mund të fillojë në Abkhazi nëse Tbilisi përdor forcën ushtarake për të zgjidhur konfliktin.
Abkhazia dhe Osetia Jugore shpallën pavarësinë nga Gjeorgjia në fillimin e viteve '90. Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili ka premtuar vazhdimisht të kthejë rajonet nën kontrollin e qeverisë qendrore, por shtoi se kërkon një zgjidhje paqësore të konfliktit.