Lidhje

SHBA, Çeki, traktat për sistemin e mbrojtjes nga raketat


Shtetet e Bashkuara dhe Republika Çeke nënshkruan një traktat me anë të të cilit autorizohet dislokimi i një pjese të sistemit amerikan për mbrojtjen nga raketat në Republikën Çeke.

Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs dhe Ministri i Jashtëm çek Karel Shvarzenberg e nënshkruan marrëveshjen në Pragë.

Zonja Rajs tha se marrëveshja është një komponent i rëndësishëm për sigurinë në Republikën Çeke, vendet e Natos dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar.

Marrëveshja duhet të miratohet tani nga Parlamenti Çek, i cili është i ndarë në dy kampe të barabarta, pro dhe kundër traktatit.

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të vendosin 10 raketa interceptuese në Poloni dhe një radar në Republikën Çeke. Bisedimet mbi këtë çështje vazhdojnë me Poloninë.

Rusia i kundërshton me forcë planet e Shteteve të Bashkuara duke i quajtur kërcënim ndaj sigurisë së saj. Zyrtarët amerikanë këmbëngulin se sistemi ka si qëllim t’i bëjë ballë kërcënimit të Iranit dhe nuk ka si objektiv Rusinë. //bsa//


XS
SM
MD
LG