Lidhje

Grupi i tetëshes, dakord të përgjysmojë gazet deri në 2050-ën


Udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara të botës kanë vendosur një objektiv që deri në vitin 2050 të përgjysmojnë çlirimin e gazeve që shkaktojë efektin serrë.

Kryeministri japonez Yasuo Fukuda që po drejton takimin e tetëshes në ishullin turistik të Hokaidos e bëri të ditur sot marrëveshjen. Zoti Fukuda thotë se marrëveshja i jep mundësi secilit vend që të përcaktojë objektivat e veta afatmesme për të pakësuar çlirimin e gazeve.

Këshilltari i Presidentit Bush për mjedisin, tha se një objektiv i tillë përputhet me kërkesën e Presidentit Bush që vende në zhvillim si India dhe Kina, të japin kontributin e tyre.

Kritikët, mes së cilëve edhe Ministri i Mjedisit i Afrikës së Jugut Ben Wikler tha se deklarata ishte shumë e përgjithshme.

Por një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme të Japonisë, Ambasador Koji Tsuruoka tha se marrëveshja ka si synim të përcaktojë një vizion politik për botën dhe jo një detyrim ligjor.

XS
SM
MD
LG