Lidhje

SHBA: Kandidatët presidenciale mbi provat me raketa të Iranit


Kandidati presidencial republikan senatori Xhon Mekejn tha se provat e Iranit me raketa janë dëshmi e nevojës për një sistem mbrojtës nga raketat ndërkaq kandidati demokrat Barak Obama tha se përgjigja e duhur ndaj Iranit do të ishte diplomacia e fuqishme.

Senatori Mekejn tha sot se Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë me vendet europiane dhe të rajonit për ti bërë ballë rrezikut që paraqitet nga Irani duke theksuar planet për ndërtimin e sistemit për mbrojtje nga raketat në republikën çeke dhe Poloni.

Senatori Obama i cili u paraqit në disa emisione televizive shprehu mendimin e tij se Shtetet e Bashkuara duhet të hapin kanalet diplomatike me Iranin dhe të ofrojnë stimuj që Irani të ndryshojë qëndrim.

Ai gjithashtu propozoi forcimin e sanksioneve duke thënë se eksportet e Shteteve të Bashkuara në Iran gjatë administratës së presidentit Bush janë shtuar.

Dje senatori Mekejn tha se produkti që kishte shënuar ngritje në eksportet amerikane në Iran ishin cigaret dhe tha se "ndoshta kjo është mënyra për t'i vrarë ata". Ai shtoi menjëherë pas kësaj se kjo ishte thjesht një shaka. //ad//

XS
SM
MD
LG