Lidhje

Një gjykatë maqedonase dënon 17 shqiptarë për terrorizëm


Një gjykatë në Maqedoni dënoi 17 shqiptarë me deri në 15 vjet burg pasi i shpalli fajtorë nën akuza për terrorizëm.

Gjykata dha dënimin më të rëndë për katër të pandehur të cilët u gjykuan në mungesë. Njëri prej 13 të tjerëve u dënua me 12 vjet burg ndërsa të tjerët me nga 10 vjet.

Autoritetet i arrestuan 13 personat pas një shkëmbimi me armë nëntorin e kaluar mes policisë dhe një grupi të armatosur në qytetin veriperendimor të Tetovës ku mbetën të paktën gjashtë të vdekur. Forcat e sigurisë i identifikuan ata si persona të kërkuar që u arratisën nga burgu i Dubravës në Kosovën fqinje në gusht të vitit 2007.

Të burgosurit e arratisur po kryeninin dënimin për krime që përfshinin vrasje, terrorizëm, vjedhje dhe rrëmbime. //kh//

XS
SM
MD
LG