Italia tha se nuk do ta përfill rezolutën e djeshme të Parlamentit Evropian që kërkon hedhjen poshtë të një plani të debatueshëm për të marrë shenjat e gishtërinjëve të popullësisë rome në vend.
Zyrtarët italianë i hodhën poshtë akuzat e Bashkimit Evropian për racizëm dhe thanë se do të vazhdojnë planet e tyre.
Deputetët evropianë dënuan politikën e re italiane, duke e quajtur atë një diskriminim të drejtpërdrejtë. Ata kërkuan që Italia të ndalojë marrjen e shenjave të gishtave derisa të përfundojë një hetim nga Komisioni Evropian – organi ekzekutiv i BE-së.
Zyrtarët italianë mbrojnë vendimin e tyre si një mënyrë për të mbrojtur fëmijët nga trafiku i qenieve njerëzore dhe kthimi i tyre në lypsarë.
Grupe italiane të të drejtave të njeriut dhe zyrtarët e Kishës Katolike i kanë dënuar planet.
Shumë italianë fajësojnë romët për krime të kryera nga imigrantët.