Lidhje

Sejdiu, Thaçi vizitë në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi do të takohen me Presidentin Bush më 21 korrik në Uashington. Kjo do të jetë vizita e tyre e parë në Uashington, si udhëheqës të shtetit të pavarurur të Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Presidenti Bush do t’u shprehë dy udhëheqësve, mbështetjen e tij të fortë për përpjekjet e qeverisë së Kosovës për krijimin e një shteti demokratik, të begatë dhe shumëetnik, institucionet e të cilit, t’u shërbejnë gjithë qytetarëve të Kosovës.

XS
SM
MD
LG