Lidhje

Vdes Toni Snou, ish zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë


Ish zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Tony Snow vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin e zorrës së trashë. Ai ishte 53 vjeç.

Zoti Snow dha dorëheqjen nga administrata Bush në gusht të vitit 2007 duke njoftuar se po largohej nga Shtëpia e Bardhë për arsye financiare dhe jo shëndetësore.

Zoti Snow e ndërtoi reputacionin e tij si një komentator konservator i radios dhe televizionit për rrjetin Fox News para se të punësohej në Shtëpinë e Bardhë.

Si zëdhënësi i presidentit, ai u vlerësua për freskinë e informacioneve të Shtëpisë së Bardhë dhe për korrektësinë verbale me gazetarët.

Presidenti George Bush tha se ishte thellësisht i prekur nga vdekja e zotit Snow dhe tha se Amerika ka humbur një nëpunës të devotshëm. //rd//

XS
SM
MD
LG