Lidhje

SHBA: Burimet alternative të energjisë tërheqin disa nga investitorët më të fuqishëm


Manjati i energjisë, Tomas Boni Pikens siguroi fitime kolosale nëpërmjet naftës, por tani ai ka përkrahur një fushatë kombëtare larg naftës dhe në drejtim të një të ardhme për energji të rigjenerueshme. Por, shumë ekspertë janë mosbesues rreth propozimeve të tij.

Në një masazh filmik të transmetuar në televizion dhe internet, Tomas Boni Pikens, paralajmëron banorët e Shteteve të Bashkuara rreth krizës shqetësuese energjitike me të cilën po përballet vendi.

"Nuk kemi më nevojë për fjalë. Na duhen veprime dhe një plan, i cili duhet të jetë përparësia kryesore për Presidentin dhe Kongresin e ardhshëm. Gjatë gjithë jetës sime kam qenë njeri i naftës, por kjo është një situatë emergjente nga e cila nuk mund të shmagemi".

Zoti Pikens thotë se Shtetet e Bashkuara janë duke i dërguar prodhuesve të huaj të naftës rreth 700 miliardë dollarë në vit, sepse prodhimi amerikan ka mbetur shumë mbrapa ndaj kërkesave të brendëshme. Në shkrimet e tij të publikuara në faqet e internetit, zoti Pikens shpjegon se si përdorimi i naftës mund zvogëlohet duke kaluar 22 % të prodhimit të energjisë nga gjeneratorë që punojnë me gaz natyral në gjeneratorë që punojnë me erë dhe më pas gazi natyral të përdoret për transport.

Zoti Pikens thotë se kjo nuk do të shmangë 38 % të naftës që Shtetet e Bashkuara janë tashme duke importuar, dhe me çmimet e tanishme do t'i kursehen vendit 300 miliard dollarë në vit.

Por zoti Pikens ka shkaktuar shqetësime mes shumë kolegëve të tij të fushës së naftës duke sygjeruar që kërkimet për më shumë naftë në vend nuk janë përgjigja ndaj krizës së tanishme. Brajan Kenedi, në Institutin e Kërkimeve Energjitike, thotë se zoti Pikens e kaloi kufirin duke nënvleftësuar deri në injorim, idenë e shpimeve të reja për naftë.

"Sinqerisht, mendoj se kjo llogjikë është çorientuese. Ajo për të cilën kemi nevojë është rritja e prodhimit të të gjitha llojeve të mundëshme ekonomike të energjisë që kemi brenda vendit. Shpimet padyshim që janë një pjesë e rëndësishme".

Analisti Kenedi mbështet thirrjen e Presidenti Bush për më shumë kërkime në zonat bregdetare të Shteteve të Bashkuara, të cilat Kongresi i ka ndaluar. Ai thotë se vendi do të ketë nevojë për këtë naftë gjatë viteve të arshme sepse nuk besohet që mënyrat e tjera të prodhimit të energjisë të plotësojnë boshllëqet.

Mendimi i zoti Pikens për të përdorur gazin natyror, në vend të naftës e benzinës për automjetet, gjithashtu është kritikuar. Kompanitë e prodhimit të automjeteve nuk e kanë përkrahur idenë pavarësisht përpjekjeve të shumta të zotit Pikens për t'i bindur. Gazi natyror është gjithashtu një burim i kufizuar, thotë Gall Luft, drejtor i Institutit për Analizat e Sigurisë Globale.

"Për mua nuk është shumë e qartë se ku është përfitimi strategjik i kalimit të miliona e miliona automjeteve nga një burim tek një tjetër, kur të dy këto burime janë kaq problematike".

Zoti Luft thotë se përdorimi i gazit natyror për makinat shumë shpejt do të bënte që të kishim një varësi të madhe tek importi. Ai thotë se një strategji me e mirë, do të jetë investimi tek energjitë alteranative duke u larguar nga hidrokarbureve.

"Të liberalizojmë tregun dhe të lejojmë burime të ndryshme energjitike të konkurojnë me njëra tjetrën. Kur të kemi këtë konkurencë, kur të kemi makina që në realitet do të jenë në gjendje të zgjedhin se cilin karburant do të përdorin, tregu do të zgjidhë vetë problemet e tij në atë mënyrë që ato që kanë epërsi ekonomike do të mbijetojnë dhe shpresojmë që të jenë burimet energjitike që ne mund t'i zhvillojmë në vend".

Energjia është bërë një problem kryesor në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Tomas Boni Pikens, përshembull, do të preferonte një përqëndrim më të madh mbi këtë problem. Ai ka në plan të takohet me zyrtarë në Uashington për të paraqitur planin e tij dhe është duke u mbështetur në reklamat për fushatën e tij për të siguruar mbështetjen e publikut.

XS
SM
MD
LG