Lidhje

Gjykata Penale Ndërkombëtare ngre akuza për gjenocid kundër presidentit të Sudanit


Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ngriti akuza për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte kundër presidentit të Sudanit, Omar al-Bashir.

Luis Moreno-Okampo akuzoi të hënën zotin Bashir se ka organizuar një fushatë vrasjesh, përdhunimesh dhe deportimesh kundër disa trevave në rajonin e Darfurit.

Moreno-Okampo i kërkoi panelit me tre gjyqtarë të nxjerrë urdhërin e arrestit për zotin Bashir për të parandaluar vdekjet e atyre që ende sulmohen në Darfur nga milicia Xhanxhavid e mbështetur nga qeveria.

Kartumi e kundërshtoi juridiksionin e Gjykatës por zëdhënësi i ministrisë së jashtme tha se Sudani do të vazhdojë procesin e paqes në Darfur dhe do të mbrojë personelin e OKB-së në vend. //bsa//

XS
SM
MD
LG