Lidhje

Turqia akuzon 86 persona për përpjekje për grusht shteti


Në Turqi, prokurorët ngritën akuza kundër 86 personave që dyshohet se kanë qenë përfshirë në komplote për të rrëzuar qeverinë me prirje islamike të vendit.

Kryeprokurori i Stambollit i shpalli akuzat sot.

Materiali i akuzës, i cili përmban rreth 2,500 faqe, ve në shënjestër një rrjet laik radikal të quajtur Ergenekon.

Të paditurit akuzohen për formimin e një organizate terroriste ose si anëtarë të saj dhe se janë përpjekur të përmbysin qeverinë me forcë. Prokurori tha se ata u orvatën të sjellin kaos në vend.

Hetimet e zyrtarëve për rrjetin Ergenkon filluan në qershor të vitit të kaluar kur policia gjeti një arsenal armësh dhe lëndësh shpërthyese në një shtëpi të Stambollit.

48 nga të 86 të akuzuarit mbahen të arrestuar nga policia.

Javën e kaluar, autoritetet arrestuan dy gjeneralë turq në pension në lidhje me hetimet.

Thuhet se mes të akuzuar ka edhe gazetarë. //rd//

XS
SM
MD
LG