Lidhje

Irak: Vriten 37 vetë dhe plagosen 57 të tjerë në disa sulme


Autoritetet irakiane thonë se të paktën 37 vetë humbën jetën dhe 57 të tjerë u plagosën nga një seri sulmesh me bombë.

Policia tha se në sumin më vdekjeprurës, dy autorë sulmi vetëvrasës hodhën veten në erë në një grumbull rekrutësh të forcave irakiane të sigurimit në një kamp ushtarak në verilindje të Bagdatit. Policia tha se shpërthimet afër qytetit Bakuba të provincës Dijala shkaktuan 28 të vrarë.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane në Bagdat tha se sulmi kishte në shënjestër rekrutë të policisë irakiane. 20 rekrutë të ushtrisë ishin mes të vrarëve, ndërkohë që 55 të tjerë u plagosën.
Këto incidente ndodhin në prag të një fushate të re shtypëse në provincën Dixhala.//lk

XS
SM
MD
LG