Lidhje

Paqeruajtësit në Bosnje kontrollojnë shtëpinë e Liljana Karaxhiçit


Paqeruajtësit evropianë në Bosnje kontrolluan sot në orët e para të mëngjesit shtëpinë në Pale të Liljana Zelen Karaxhiçit, gruas së njërit prej të kërkuarve kryesorë për krime lufte, Radovan Karaxhiç.

Ai dhe komandanti i tij ushtarak, gjenerali Ratko Mlladiç, qëndrojnë të fshehur, që kur Gjykata e Hagës për Krime Lufte ka ngritur aktpadi ndaj tyre, nën akuzat për krime lufte dhe gjenocid, për rolin në masakrimin në vitin 1995 të rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë pranë Srebrenicës. Të dy të kërkuarit kanë mundur t'i shpëtojnë kapjes për mbi një dekadë dhe zyrtarët thonë se ata po ndihmohen me strehim dhe financiarisht nga një rrjet përkrahësish.

XS
SM
MD
LG