Lidhje

Irak: Vriten 12 vetë në një sulm me bombë


Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Irak i transferuan qeverisë së vendit kontrollin e një province tjetër në jug të Bagdadit, por shpërthimi i një makine bombë shkaktoi vdekjen e të paktën 12 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Njoftimet nga Iraku verior thonë se një makinë e parkuar e mbushur me eksplozivë shpërtheu në qytetin Tal Afar.

Një ditë më parë, shpërthimi i një serie bombash në Irakun verior shkaktoi 40 të vrarë.

Ndërkohë, Koalicioni e dorëzoi sot me një ceremoni kontrollin e provincës kryesisht shiite të Kadisias, e dhjeta mes 18 provincave që kthehet nën komandën irakiane që nga fillimi i luftës në vitin 2003. Në fjalimin që mbajti me këtë rast, këshilltari i sigurimit kombëtar të Irakut, Muvafak al-Rubaie tha se Bagdati shpreson të rimarë kontrollin e të gjitha provincave deri në fund të vitit. Ai tha se transferimi tregon besimin në rritje të qeverisë irakiane tek forcat e saj.//lk

XS
SM
MD
LG