Lidhje

Bernanke bën thirrje për një politikë më agresive energjitike


Kreu i Bankës Qendrore amerikane, Ben Bernanke, tha se inflacioni është shumë i lartë dhe vënia e tij nën kontroll është me përparësi kryesore.


Zoti Bernanke dëshmoi sot para një komisioni të Kongresit për të dytën ditë radhas, për të diskutuar mbi gjendjen e vështirë të ekonomisë amerikane. Ai përsëriti nevojën për stabilizimin e tregjeve financiarë, ndërkohë që nuk pranoi ta karakterizonte ekonominë në recesion.


Këto komente zoti Bernanke i bëri para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Financat, ndërkohë që një raport tjetër qeveritar tregon se inflacioni, bashkë me çmimet e larta të energjisë, është në rritje.


Zoti Bernanke shprehu mbështetje për një politikë energjetike më agresive.


Ai u tha dje anëtarëve të Komisionit të Senatit për Sistemin Bankar se ekonomia përballet me vështirësi të shumta dhe se rreziqet ndaj mirëqenies ekonomike të vendit janë shtuar.

Zoti Bernanke tha se përpjekjet për stabilizimin e tregjeve financiare do të vazhdojnë të jenë një përparësi kryesore për bankën qendrore. Por ai tha gjithashtu se autoritetet vendim-marrëse janë të shqetësuar nga rreziku gjithnjë e më i madh i inflacionit dhe ritmi i pakënaqshëm i rritjes.//lk

XS
SM
MD
LG