Lidhje

Takimi Lavrov-Jeremiç për Kosovën


Ministri i jashtëm i Rusisë tha se vendi i tij do të mbështesë përpjekjet e Serbisë për të bindur Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të vendosë rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ministri i jashtëm Sergei Lavrov tha se Rusia do të mbështesë përpjekjet e Serbisë që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të kërkojë mendimin e gjykatës për këtë çështje.

Zoti Lavrov i bëri komentet në Moskë pas bisedimeve me homologun e tij serb, Vuk Jeremiç. Ministri serb shprehu gjithashtu shqetësim rreth planeve të Bashkimit Europian për të marrë disa nga funksionet e misionit të OKB-së në Kosovë duke e quajtur këtë shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit. (ze)

XS
SM
MD
LG