Lidhje

FMN: Ekziston rreziku për inflacion në shumë vende të botës


Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se rritja e çmimit të ushqimeve dhe karburantit nuk do ta dëmtojë ekonominë botërore në masën që druheshin fillimisht zyrtarët. Këtë njoftim Fondi e bëri në prognozën e re për ekonominë botërore, duke thënë se ekziston rreziku për inflacion në shumë vende të botës.

Sot zyrtarët e Fondit thanë se ekonomia botërore këtë vit do të ketë një rritje prej 4 për qind dhe në vitin 2009, diçka më pak se kaq. Që nga prilli, qeveritë në vende të ndryshme të botës i kanë forcuar politikat fiskale, në luftë kundër rritjes së çmimeve për konsumatorët, që janë kushtëzuar nga rritja e çmimit të ushqimeve dhe të karburantit. Drejtori i Rezervës Federale, apo Bankës Qendrore amerikane, paralajmëroi këtë javë se inflacioni ishte tepër i lartë, duke shtuar se kishte shqetësime për ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Çmimet për mallrat e konsumit janë rritur me 4 për qind në Evropë, ndërsa Japonia i ka ulur treguesit për rritjen e pritshme ekonomike, për shkak të presionit të inflacionit. Inflacioni ka prekur edhe vendet në zhvillim.//lk

XS
SM
MD
LG