Lidhje

Presidenti Topi vlerëson diasporën në SHBA në marrëdhëniet mes dy vendeve


Në Shqipëri presidenti Bamir Topi priti sot në një takim Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj dhe Këshilltarin e Lartë, Dejvid Skot.

Presidenti Topi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen për rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare dhe të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan për thellimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan u diskutua për Kosovën dhe situatën në rajon duke vënë në pah rolin moderator të faktorit shqiptar në Ballkan. Takimi me presidentin e Shqipërisë Bamir Topi vjen pas një serie takimesh që përfaqësuesit e Këshillit kanë zhvilluar në Maqedoni, Kosovë dhe Mali i zi. //rd//

XS
SM
MD
LG